E miratuar: In Vitro falas edhe për fëmijën e tretë dhe të katërt

Në pajtueshmëri me ndryshimet ligjore të plotfuqishme, Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë informon se nga data 13.11.2015, të gjithë të siguruarit që duan ta realizojnë të drejtën për in-vitro, janë të liruar nga pjesëmarrja e pagesës (participimi) me vlerë prej 6.000 denarë për kryerjen e shërbimeve shëndetësore për procedurën in-vitro për fëmijën e parë, të dytin, të tretin dhe të katërtit, më së shumti deri në tre tentime të dështuara. Kjo pjesëmarrje do të kompenzohet nga ana e Fondit për sigurim shëndetësor.

Risia e dytë është shfrytëzimi i të drejtës për in-vitro për fëmijën e tretë dhe të katërt gjegjësisht, për kryerjen e shërbimeve shëndetësore për procedurën e fekondimit biomjekësor të zbatuara me fekondim autolog dhe fekondim alogjeneike (jashtëtrupore).

Institucionet shëndetësore që kanë marrëveshje me Fondin në vitin 2015 për kryerjen e shërbimeve In vitro janë: Pllodnost në Manastir, DR.Organxhiski në Shtip, Gineko medika në Shkup, Re-medika në Shkup, Ultramedika në Shkup, Moja bolnica në Shkup, Axhibadem Sistina në Shkup, Kinika për gjinekologji dhe akusheri, dhe Inanna sistem (Klinika Njuborn) në Shkup.

Dokumentacioni i nevojshëm, udhëzimi për mënyrën e realizimit të drejtës për in-vitro dhe të gjitha informacionet tjera, janë të shpallura në web faqen zyrtare të Fondit për sigurim shëndetësor: www.fzo.org.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button