Maqedonia  dhe  shqiptarët

Shikuar zhvillimin e ngjarjeve këto dy decenie e gjysë,situatën aktuale dhe zhvillimet që do të pasojnë në Ballkan dhe Evropë, shqiptarët në Maqedoni gjenden para dy opcioneve politike për të vendosur për veprimin e tyre.

E para – Në përputhje me politikat globale të Evropës tek e cila synojnë popujt e Ballkanit, shqiptarët në Maqedoni me metoda krejtësishtë demokratike dhe legjitime, me padëgjueshmërinë totale të përulin establishmentet maqedonase për të kuptuar përfundimisht nevojën, të drejtën dhe imperativin e domosdoshëm për barazinë e plotë të tyre në këtë shtet.

E  dyta –  Partitë politike që shiten se i përfaqësojnë shqiptarët në këtë shtet, duhet që të zbatojnë kulturë tjetërfare të veprimit së pari karshi elektoratit të tyre në aspektin e kualicioneve qeveritare.

Ata nëse akoma kanë bindjen se ky shtet nuk duhet zhbërë ,duhet që shqiptarëve në mënyrën më transparente tua venë në dijeni , marëveshtjet me partitë e bllokut maqedonas edhe atë me kualicione parazgjedhore. Kjo do të mundësonte zbutjen e tensioneve ndëretnike në vendë,shqiptarët do ta kishin plotësishtë publike marveshtjen parazgjedhore se për çka  dhe si u morën veshtë partitë përkatëse për zhvillimin e vendit dhe për barazinë e shqiptarëve kuptohet me dinamikë të përcaktuar.

Miq të dashur, kualicionimet parazgjedhore do të mbështeteshin edhe nga faktori ndërkombëtarë sepse fryma për veprim në politikë ,e Evropës dhe SHBA-ve janë konsensuset,toleranca, mirëkuptimi por kjo frymë gjthësesi përkrahë dhe mbështet të drejtat të panegociushme që janë për një popull.

Mënyra e tillë e veprimit karshi shqiptarëve në Maqedoni është më demokratike më qytetare bile edhe më patriotike sepse paraprakisht qytetari mund të lexojë dhe të kuptojë se kah po synohet me ardhmërinë dhe sigurinë e tijë.

Miq të dashur, praktika ka vërtetuar se gjithëherë kualicione qeveritare PASZGJEDHORE janë bërë dhe do të bëhen  , sepse demokracia përfaqësuese në shtetet multietnike këto veprime vetvetiu i imponon bile ka një herëedhe si rregulla të pashkruara.

E gjithë kjo për faktin se partitë shqiptare nga pluralizmi e këndejë asnjëherë nuk kanë patur Platformë-Marëveshje për kualicionim në qeveri me partitë maqedonase. E them me plot përgjegjësi , asnjëherë. Është mashtrim ordinerë të plasosh tezën se ka programë qeverisjeje dhe në të se gjoja inkorporohen postulatet e barazisë. Kjo nuk është e vërtetë ,sepse programa qeveritare është obligim ligjor për çdo qeveri në botë , të cilën në vija të trasha çdo premier i dekretuar e prezenton para Kuvendit si organ më i lartë dhe që e zgjedhë qeverinë. Pra qeveritë miratojnë edhe një mori programesh të fushave të ndryshme.

Miq të dashur, Partitë shqiptare që legjitimohen me shumicë të mandateve , që të nesërmen pas zgjedhjeve , vrapojnë me fituesin e taborit tjetër për të bërë kualicionin. Deri më tani këta bisedime janë zhvilluar larg veshëve dhe syve të shqiptarëve dhe kryesishtë për, ndarjen e posteve në qeveri. Por mos të harojmë veprimet e partisë në pushtet gati një decenie.Ata me kualicionet paszgjedhore u pa ashiqare se kan qenë të shantazhuar dhe do të jenë akoma, për shkak të implikimit të tyre në shpërdorimet maramendëse me pushtetin. Në pozicione të tilla post festum të zgjedhjeve Barazia gjithëherë mbetet në qiellë.

Pra, koalicionimet parazgjedhore ,kristalizohen për çështjet kruciale p.sh. ;- Ndryshimi i Kushtetutës për reformatimin e sajë, në aspektin që parlamenti të zgjedhë Kryetarin e shtetit dhe me marëveshje politike shumë lehtësishtë ky post mund të arihet që në krye të shetit të jetë një shqiptarë. Kjo nuk do të thotë se ai do të mund të bëjë çudira, por kjo është një moment që në shtet të çfaqet mirëbesimi dhe tolerenca, apo me marveshje ,shqiptarë të jetë kryetarë i parlamentit. Madje të ridefinohet procesi i zbatimit të një decentralizimi të mirëfilltë me politika fiskale solide etj.

Pra barazia të fillonte ,së paku , të mos jenë të degraduara të drejtat e shqiptarëve bile ashtu siç janë tani edhe në krahasim me sistemin e kaluar dhe kuptohet të zhvillohen procedime përkatëse dhe konkrete për implementimin e të drejtave.

Qasja e tillë e partive politike shqiptare do të ndante shapin nga sheqeri.

Nëse establishmentet e palës maqedone nuk shprehin gadishmëri për këtë qasje, atëherë edhe pas zgjedhjeve pa një marëveshje të tillë, cila do parti politike shqiptare në qeveri nuk mund të arijë gjë lidhur me barazinë e plotë, sepse atëherë larg syve ,veshve dhe mendjes së shqiptarëve fillon joshja e pushtetarëve me privilegjet personale e familjare nga pushteti.

Unë kamë shprehur disa herë mendimin tim.Unë si qytetarë jamë për Shqipërinë Natyrale , për ta aritur ate me forma demokratike legjitime , sepse këtu qëndron padrejtësia karshi kombit shqiptarë. Por kjo padrejtësi nuk është faji i gjeneratave tona të shqiptarëve dhe maqedonasve , por neve na mbetet hise në mënyrë të civilzuar të bisedojmë dhe negociojmë  kurë, çka dhe si mund të meremi vesht për gjërat që na tangojnë kuptohet me lehtësimin e ndërkombëtarëve.

Ndërkaq çfarëdo marëveshje dhe kualicionime të ndodhin, krimin e bërë dhe shpërdorimet maramendëse me pushtetin decenien që kaloi, nuk do të mundë ta amnistojë askush, shpërdoruesit do të përgjigjen para drejtësisë, qoftë në këtë Maqedoni qoftë në një Maqedoni të zhbërë qoft të federalizuar apo në Shqipërinë Natyrale bile edhe në Evropën e Bashkuar !

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button