U zgjodhën TOP 100 Kompanitë shqiptare më të suksesshme në Maqedoni (VIDEO)

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore në Hotel New Star, sot shënoi dhjetë vjetorin e themelimit dhe paralelisht përzgjodhi 100 kompanitë më të mira shqiptare që veprojnë në vend. Sipas kryetarit, Nebi Hoxha, Oda numëron 1800 anëtarë të shtrirë në gjithë vendin, raporton Portalb.

“Sot shënojmë një dekadë nga themelimi i OEMVP-së. Përmes katalogut TOP 100 promovojmë suksesin OEMVP. Për një dekadë të plotë, ne jemi urë lidhëse e bizneseve me qëllim të sigurimit të marrëdhënieve më të mira ekonomike në një nivel më të lartë, dhe vazhdojmë misionin e përkrahjes së kompanive që janë pjesë e OEMVP-së. Në emër të këshillit drejtues, ju uroj të gjithëve për këtë 10 vjetor të odës, me shpresë që dekadën e ardhshme, të ngremë më lartë zërin e biznesit, dhe të jemi pjesë e mirëfilltë e procesit të definimit të odës sonë. Shpresojmë që biznesi në të ardhmen të jetë ngritja e sipërmarrësisë së gruas, inkorporomi i ndërmarësimit sociale, përkrahje të institucionalizuar, zbatim i teknologjive më të reja si dhe udhëheqjen komfor standardeve më të larta ndërkombëtare”, tha Nebi Hoxha, kryetar i OEMVP-së.

Zv/Kryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferri, me rastin e dhjetë vjetorit të ekzistimit të OEMVP tha:

“Ne si përfaqësues të qeverisë do të jemi partnerët tuaj, do t’ju ndihmojmë dhe do t’ju përkrahim juve në ndihmën për t’i shërbyer biznesit, konkurrencës së lirë, të pranohen sukseset e më të mirëve dhe të zhvillohet një bashkëpunim se kjo është e mira e biznesit. Ne do të jemi në shërbim të tuajin dhe ju ftojmë për një partneritet të hapur dhe besoj që dekada e dytë e Odë Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore do të jetë më e suksesshme.” – tha Xhaferri., raporton Portalb.

Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, i pranishëm në këtë ngjarje, tha: “Sipas të dhënave statistikore të Regjistrit të Maqedonisë, OEMVP është lokomotiva kryesore e biznesit shqiptar në Maqedoni. Rreth 600 milionë euro vetëm top 100 kompanitë më të mëdha e OEMVP-së bëjnë qarkullim vjetor, ndërkaq fitim rreth 30 milion euro. Ministria e Ekonomisë është partner strategjik i kësaj ode. Maqedonia sipas doing buines, është në vendin e 12 nga 180 vendeve, si vend më i mirë për të bërë biznes, ndërkaq në Evropë jemi të radhitur në vendin e 6”, tha Neziri.

Kryetari i kuvendit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Kasam Zendeli ndau mirënjohje për kryetarët paraprak të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Xhemail Dauti dhe Menderez Kuçi.

Në këtë ngjarje morën pjesë, zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi, Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, Ambasadori i Shqipërisë, Blerim Reka, përfaqësues diplomatik, afaristë, anëtarë të odave ekonomike, si dhe intelektualë të të gjitha sferave.

Nebi Hoxha për personat iniciues të OEMVP-së ndau 18 mirënjohje. Mirënjohje morën: Xhemail Dauti, Nazmi Ejupi, Taxhudin Ademi, Hashim Ajdini, Ibrahim Islami, Ramadan Vejseli, Kasam Zendeli, Alirami Ziberi, Musa Ramani, Zylbehar Rrahmani, Arben Abdurrahmani, Zarif Bajrami, Hamzi Behluli, Xhemil Selimi, Shpend Dibra, Murat Kasami, Nexhat Mustafa, Luan Imeri.

Xhemail Dauti njëkohësisht u shpallë kryetar nderi i OEMVP, raporton Portalb

Tre kriteret për përzgjedhjen e kompanive ishin:

  • Qarkullimit vjetor i kompanisë mbi 5 milion denarë: Të njëqind kompanitë së bashku kanë pasur qarkullim vjetor prej 600 milion eurove në vit.
  • Neto fitim i kompanisë mbi 2 milion denarë: Neto fitimi i të gjithë kompanive së bashku ka qenë 101 milion euro.
  • Numrit të punësuarëve në kompani të jetë mbi 50: Top 100 kompanitë shqiptare në gjithë sektorin privat marrin pjesë me 1% të të punësuarve me punësime të rregullta. 

TOP 10 Kompanitë më të suksesshme të viti u përzgjodhën:

10. Vardar Dollomit

9. Euro Aktiva

8. Prince Enterprice

7. Bas Tuti Fruti

6. Kipper

5. Pofix

4. Gemak

3. Dauti Komerc

2. Alma M

1. Neptun

Çmimin për Kompani të Dekadës morën Neptun, Gemak dhe Alma M.

Përfaqësues të kompanive fituese përshëndetën manifestimin dhe thanë që kjo do t’iu shërbejë si motivim në punën e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button