OEMVP përzgjedh 100 Kompanitë më të mëdha të vitit

Portalb ju mundëson të ndiqni ngjarjen drejtpërdrejtë.

 

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore përzgjedh 100 Kompanitë më të mëdha të vitit në Maqedoni.

Ky projekt realizohet për herë të pestë në Maqedoni dhe bën përzgjedhjen e kompanive më të fuqishme që gjatë vitin kanë realizuar një performancë të caktuar.

Eventi synon të bëjë promovim të mëtejshëm të këtyre kompanive në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar, si kompani potenciale për investime, lidhje të reja në fushën e tregtisë së brendshme, rajonale dhe ndërkombëtare, kompani që kanë mundësi të krijojnë vende të reja pune, kompani me përgjegjësi koorporative, kompani që kanë ndikim në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, këtë vit shënon dhe 10 vjetorin e themelimit, i cili planifikohet të shënohet me një varg aktivitetesh, duke filluar nga Manifestimi “TOP 100”.


Live streaming video by Ustream

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button