Kërkoj nga vetja të informoj drejt publikun!

[Recension: “Qytetarët nisen drejt Kosovës me letërnjoftime, por kthehen nga policia”]

Mediat informojnë për ndryshimet ligjore dhe normative zakonisht që kur ata diskutohet si propozim-ligje dhe debatin nëpër të cilin kalojnë. Nga fillimi i muajit nëntor, mediat në Maqedoni njoftuan për një marrëveshje mes autoriteteve të  Maqedonisë dhe Kosovës për  kalimin e kufirit mes dy vendeve, pa pasur nevojën për pasaportë, por vetëm më letërnjoftim. Ky lajm, është bërë shkas që një medie të bëjë një tjetër lajm, mbi konfuzionin që mund të ketë shkaktuar ai te opinion. Megjithatë ngjarja e zgjedhur, nuk ka baza për të qenë lajm.

Kurir - Qytetaret nisen drejt Kosoves me leternjoftime por kthehen nga policia 1Linku deri te artikulli origjinal: “Qytetarët nisen drejt Kosovës me letërnjoftime, por kthehen nga policia
Data dhe koha e publikimit: 23.11.2015, 11:05
Data e recensionit: 24.1.2015
Recensues: Fatlume Dervishi

Një qytetarë thuhet të jetë “dekofokusuar” nga lajmet nëpër media për marrëveshjen e arritur Maqedoni-Kosovë për kalimin e kufirit vetëm me letërnjoftime. Më saktë, ai është defokusuar nga titujt duke pranuar në mënyrë indirekte se nuk ka lexuar tekstin për të marrë sqarim.

Nga teksti kuptojmë që titulli “Qytetarët nisen drejt Kosovës me letërnjoftime, por kthehen nga policia” nuk është i përshtatshëm.

E para, sepse në lexim të parë ai të jep përshtypjen sikur policia ka bërë ndonjë shkelje. Në fakt, veprimi i policisë ka qenë në pajtueshmëri me ligjin aktual në fuqi.

E dyta, titulli bën përgjithësimin “qytetarët” kur në fakt bëhet fjalë për një qytetar i cili, i shoqëruar me një person të dytë, pranon për sq.kurir.mk se nuk i është lejuar të kalojë kufirin.

Edhe pse nga teksti kuptohet që kjo ka qenë pasojë e mosinteresimit të qytetarit për t’u informuar drejt, d.m.th. një rast për të cilin, qytetari mban vetë përgjegjësi, media që e transmeton atë sq.kurir.mk fillon të kërkojë nga vetja dhe mediat e tjera, siç shkruan aty, “të informojnë drejt qytetarët”.

“Unë së bashku me nënën time dje rreth orës 11 jemi nisë prej Shkupit por vetëm me letërnjoftime, sepse nëna nuk ka pasaportë, dhe jemi kthyer nga policia kufitare. Faji ndoshta është I imi I cili nuk është informuar sa duhet rreth kësaj procedure, por mediat me titujt bombastike, duke thënë se puna u kry, apo zyrtare, kanë lënë të kuptohet te qytetarët se ata mund të udhëtojnë”, thotë dëshmitari për sq.kurir.mk i cili kërkon nga ne, që të informohet drejt qytetari se akoma nuk ka të drejt të udhëtohet.”

Është qesharake që media t’i kërkojë publikisht vetes të informojë drejt qytetarët.

Nëse media në fjalë do të kishte dëshmi se ndonjë media tjetër ka keqinformuar qytetarët, “duke thënë se puna u kry”, gazetari duhet ta trajtonte këtë si trajtohet zakonisht një ngjarje në lajm, duke cituar median të cilës i referohet dhe duke marrë prononcimin e tyre.

Kështu si është paraqitur, mediat tjera të cilat kanë raportuar mbi këtë marrëveshje nuk kanë asnjë faj për këtë që thuhet se ka ndodhur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button