Bisedat e çarshisë s’mund të kthehen në lajme

[Recension: Ngjyra ndryshe, dresi i njëjtë]

Jo të gjitha aktivitetet e figurave politike zakonisht janë me interes publik por mediat kur i përcjellin ato duhet të bëhen në mënyrë profesionale. Kjo duhet të bëhet në mënyrë objektive duke shmangur komentimin e ngjarjes dhe transformimin e saj në tekst promovues. Por as nuk duhet të bëhet e kundërta. D.m.th. të shfrytëzohet momenti për të ironizuar me ngjarjen dhe të defokusohet vëmendja.

Ngjyra ndryshe dresi i njejtë screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Ngjyra ndryshe, dresi i njëjtë”

Data dhe koha e publikimit: 19.11.2015

Data e recensionit: 20.11.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Teksti me të drejtë merret njoftimin e mindëshmëm të largimit nga BDI të Ermira Mehmetit, të cilën gjë ajo vetë e paralajmëroi si mundësi.
Lidhja e kësaj çështjeje me fotografinë, sado ironike ka dhe simbolikën e saj. Por çështja “problematike” në këtë teks fillon tek paragrafit i cili ka elemente komentimi dhe akuza të paverifikuara.
Lajmi sugjeron se deputetja Mehmeti ka bërë “pazar” dhe prandaj nuk është larguar nga partia e saj. Për këtë akuzë nuk ka asnjë fakt në tekst. Madje thuhet hapur se lajmi është bërë mbi bazë thasheshemi të dëgjuar “në çarshi”.

Kur merren leksionet e para të gazetarisë, në mënyrë eksplicite jepet rregulli që informacionet duhet të merren nga burime relevante dhe jo “në çarshi”. Natyrisht kjo e fundit shtohet me humor por ka shumë “gazetarë” që bisedat e Çarshisë i marrin për fakte të kryera ose si mendime ekspertësh që nuk kanë nevojë për konfirmim.

Në çarshi veç më po përflitet për “pazarin” e këtij rikthimi të Ermirës, me çka asaj i është zgjidhur çështja banesore. Edhe në politikë, sikur në basketboll mund të ndodhë “gabimi në hapa”.

Konkluzionet e dhëna në këtë mënyrë, ose dyshimet e hedhura të cilat nuk saktësohen, si përfundim marrin zhgënjimin e lexuesit nga një tekst si ky. Gjithçka mbete muhabet çarshie dhe asgjë e verifikuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button