Alimi qerasi për Bajram Berishën dhe Ramën

Futbollisti shqiptarë nga Kumanova, Armend Alimi që po luan në kampionatin e Qipros me ekipin e Ermis, dje nuk e ka festuar festën e Bajramit vet, por për mysafir kishte dy futbollistët e kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berishën dhe Valdet Ramën, me të cilët më herët ka luajtur së bashku. 

Miqtë e vjetër, Alimi, Berisha dhe Rama kanë provuar bakllavën, por e gatuar nga qipriotët.

“Po me Etritin njihemi prej më herët qysh në kohën kur ishte pjesë e KF Bashkimi, ndërsa me Ramën kemi luajtur së bashku në ekipin e Orebro në Suedi. Kishin kaluar më shumë se një vit që nuk ishim parë dhe dje na erdhi rasti të shihemi pas ndeshjes Qipro – Shqipëri (0:0). Kaluam shumë mirë duke biseduar për situatën në klubet ku luajmë aktualisht, folëm edhe për kombëtaren dhe nuk mungoi as tema e lirë për të qeshur dhe për ti ikur përditshmërisë”, ka thënë Alimi për “Portalb”.

Futbollisti shqiptar Alimi, për momentin luan në divizionin e parë të kampionatit të Qipros me ekipin e Ermis dhe mbajnë pozitën e 3-të me vetëm një pikë më pak se lideri i tabelës, Anorthosis. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button