Fule: KE mbështet integrimin e Ballkanit

Pak orë para publikimit të raportit për disa vende të Ballkanit, Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule ka folur shkurtimisht rreth raportit të progresit për këtë vit që Komisioni do ta miratojë.

”Këtë vit ka të bëjë më 4 pika: Së pari, ka të bëjë me Kroacinë që është bërë vendi i 28 anëtar, ka të bëjë me fuqinë transformuese të zgjerimit, për të cilën kemi fituar Çmimin Nobel për Paqe.

E dyta, ka të bëjë me faktin që zgjerimi po vazhdon përkundër krizës financiare, por vazhdon për shkak se është një politikë e besueshme, një politikë që shoqëron një politikë tjetër të rëndësishme të BE-së – thellimin e integrimit.

Elementi i tretë: do të ketë një moto të re në raportin e progresit këtë vit: çështjet themelore do të kenë prioritet. Këto çështje janë rendi dhe ligji, lufta kundër korrupsionit por gjithashtu edhe çështjet ekonomike, konkurrenca, ne dëshirojmë që vendet kandidate për anëtarësim në BE të jenë të gatshme gjithashtu edhe në planin ekonomik, bën të ditur “RTK”.

Dhe pika e fundit, dhe kjo është një pikë që do të nënvizohet edhe nga viti i kaluar, Komisioni Evropian mbetet miku dhe mbështetësi më i mirë i vendeve kandidate dhe atyre që aspirojnë anëtarësimin në rrugën e tyre shumë të rëndësishme të të bërit anëtar i plotë i Bashkimit Evropian”, ka theksuar Fyle.

Lajme të ngjashme

Back to top button