Maqedonia ngec ekonomikisht?!

Politika që e ndjek VMRO-DPMNE-ja është e keqe dhe nuk e çon vendin drejt përparimit ekonomik. Ky ishte qëndrimi i deputetëve të opozitës në komisionin e sotëm parlamentar për çështje ekonomike, ku u shqyrtua raporti i Komisionit Evropian. Vendi vazhdimisht merr borxhe, ka numër të lartë të të papunësuarve dhe investime të huaja të pamjaftueshme. “Për çdo vit projektoni 300 milionë euro investime të huaja, por nuk realizoni as 150”, tha deputeti i LSDM-së Marijanço Nikollov, njofton TV21.

Për drejtimin e një biznesi dhe për investime të huaja nuk është me rëndësi vetëm projektimi, por edhe stabiliteti në vend, tha deputeti Krsto Mukoski nga VMRO-DPMNE. Megjithatë, në kushte të krizës politike, kishim numër të madh të kompanive të huaja, të cilët siguruan 1000 punësime të reja, shtoi Mukoski.

Në kapitullin e tretë të raportit, këtë vit, si prioritete kyçe rekomandohet të përmirësohen kushtet për biznes, të ulet shkalla e papunësisë e cila momentalisht është 28%, të përmirësohet administrimi me financat publike dhe të rritet transparenca fiskale. Nesër, deputetët, raportin do ta shqyrtojnë në komisionin për buxhet dhe financim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button