Nofka e “Abazit” njollos alfabetin shqip

Në 107 vjetorin e Ditës së  Alfabetit në Manastir, DUI dhe militantët e  sajë të betuar kanë shkaktuar skandalin i radhës duke e politizuar këtë ngjarje  të madhe historike të kulturës shqiptare .Në këtë mbrëmje të historisë  dhe kulturës shqiptare të Kongresit të Alfabetit, DUI-stët  kanë abuzuar me të duke i dhënë karakter politik dhe partiak. Ata kanë përdorur  nofkën e liderit të tyre “ABAZI” alias Ali Ahmeti , si  reklamë të pështirë për  gjoja merita të arritjes dhe zyrtarizmin të  gjuhës shqipe nën udhëheqjen e tij. Një punim i gdhendur druri me shkronjat ” ABAZI”, me këtë rast iu dhurua drejtorit të muzeut të Alfabetit si dhuratë që personifikon germat shqipe  me nofkën  e Ali Ahmetit gjatë kohës së ” ilegalitet të tij”.

I indinjuar nga kjo maskaradë e fushatës parazgjedhore dhe e propagandës partiake të DUI-it, veprimtari i  çështjes shqiptare Lebit Murtishi, ka kundërshtuar publikisht politizimin e Ditës së Alfabetit me reklamën  Abazit, si sinonim i suksesit dhe arritjes së gjuhës shqipe në Maqedoni në saj të liderit integrist. Për këtë veprim të papërgjegjshëm  me ngjyra partiake ai në mënyrë demonstrative në shenjë kundërshtimi  lëshon  sallën. Thuhet  se dhe dy studentë  të tjerë kanë lëshuar sallën në shenjë proteste ndaj politizimit të ngjarjes dhe më pas  janë kërcënuar nga falangat e Abaz Gjukës ,për shkak të kundërshtimit të hapur . Të përdorësh ditën e Alfabetit  për kapital politik është më shumë se papërgjegjshmëri qytetare dhe politike.
Ali Ahmeti apo ” ABAZI” nuk kanë asnjë lidhje me Alfabetin nga ana kohore dhe historike .

Roli i “ABAZIT” në ilegalitet si “revolucionar” dëshmon të kundërtën e veprimtarisë  së tij nga konfliktit të 2001 dhe deri më sot .Nga ajo kohë e deri tani “revolucionari”  Abaz Gjuka, me qëndrimet e tij ka shkelur me të dy këmbët idealin e luftëtarëve të lirisë dhe shumë nga  ish bashkëveprimtarët të tij. Abaz Gjuka është më  meritori për  arritjen e  Marrëveshjes së Ohrit duke e dhënë aprovimin nga Prizreni legjendar nën petkun e komandantit të përgjithshëm të UÇK-së ,ajo u nënshkrua nga liderët politik të PDP-së dhe DPA-së. Pasojat e asaj marrëveshje të nënshtrim -kapitullimit i  vuajnë shqiptarët  ç’do ditë e më shumë si dhuratë nga komandant Abazi.  Fletë lëvdata  për Abaz Gjukën  atë natë mund të ishte një dekoratë e varur në qafën e tij me motivacion; Për shërbim të madh ndaj gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare e nivelit lokal që përbën minimum 20 përqind të popullatës lokale. Për kontribut të veçantë në aprovimin e MO-së.

Për  kontribut të veçantë në përdorimin e simbolit kombëtar në nivel lokal krahas atij maqedonas por , me format më të vogël se ai shtetëror maqedonas. Për mospërdorim të gjuhës shqipe në  gjykata dhe në polici. Për barazi të plotë mes bashkësive etnike si p.sh.; mes arixhinjve dhe shqiptarëve. Për zemërgjerësi  dhe mosreagim ndaj shpifjeve dhe ofendimeve në enciklopedinë maqedonase  ndaj shqiptarëve.
Këto do të ishin meritat për faqe të zezë të plëngprishësit Abaz Gjuka në shërbim të kombit dhe atdheut !

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button