Mjerë ne, “të lumturit”!

Manastiri i bukur Manastir! Një qytet i vogël por me një përmbajtje të rëndësishme. Dallohet vjetërsia në rrugët dhe ndërtesat rrethuese dhe historia e shkruar. Kur vjen fjala tek historia, për ne nënkupton diçka mjaft të vlefshme dhe që shqipet e ruajnë si rubini, sepse është diçka e çmuar.

E çfarë mund të jetë më e bukur se gjuha e një kombi, përveç zyrtarizimit të saj, krijimi i një alfabeti me të cilin mund ta thurim atë që na e thotë goja, e na dëgjojnë veshët. Ja pra, ky alfabet u formua më në fund pas shumë përpjekjesh u zyrtarizua para 107 vitesh në këtë qytet ku më parë shumica e banorëve flisnin gjuhën shqipe, kurse sot është e pamundur të dëgjosh ndonjë fjalë shqipe kalimthi. Në Manastir, në një ndërtesë disakatëshe u mblodhën kokat e kombit për të vendosur alfabetin me të cilin do shkruhej dhe emri i tyre në historinë kombëtare. Si dëshmi kemi edhe sot këtë ndërtesë, por lind pyetja- a e ka ruajtur ende atë estetikën antike apo është rindërtuar si ndodh shpeshherë?

Përgjigja që marrim është e zymtë sepse jo vetëm që nuk është ruajtur si në kohërat e vjetra, por edhe është rindërtuar l, madje dhe dhomat e saj përdoren si administrata e ku ta di unë çfarë dhome tjetër biznesi, sepse si dhe në çdo vend tjetër ‘zyrtarët’ i përdorin si zyra e kabinete personale. Ata mendjendriturit krijuan alfabet po për ç’ka se. Kur dhe emri i tyre poshtë fotografive të vendosura në katër faqe muri, pikë së pari është i shkruar me shkronja cirilike, dhe si në plan të dytë shkronjat shqipe. Sikur të ishte e mundur të çoheshin nga ku kanë rënë, pasi të shihnin këtë mjerim me siguri që do shfrytëzonin mundësinë e parë për t’u rikthyer, dhe për të rivendosur rendin e shqiptarëve ashtu si e meritojmë. Ata arritën suksesin e kohës sepse nuk kishin frikë të kërkojnë atë që duhej të posedonin. Ata pa iu trembur syri dhe plotë krenari thoshin se janë shqiptarë, gjë të cilën ne sot e themi pa siguri dhe të furnizuar me dyshime. Frika ka marrë peng atë çfarë kemi dhe vjen dikush sot e flet për Parashqevinë se është grek duke u bazuar në origjinën e emrit, e nuk e kuptoj se pse Qiriazi nuk e bind për mbiemër origjinal shqiptar. Në këtë mënyrë ata po na vjedhin e mashtrojnë.

Përpara syve tanë po fillojnë ta realizojnë atë që nuk mundën para shumë kohëve, kur kishte trima gjallë. Po mor po, se nëse sot nuk e ruajmë një ndër kultet më të rëndësishëm kombëtar, nesër e pasnesër para hundës sonë do na asgjësojnë, e madje do vijë dita kur dhe Skënderbeun s’do e konsiderojnë si gjak shqiptari, apo objektet tjera do i shfrytëzojnë për nevoja personale e do hapin shitore me materiale ndërtuese, si ka ndodhur me shtëpinë e alfabetit e lokalizuar në Manastir. Hapni sytë o njerëz se dal-ngadalë e hap pas hapi po na marrin atë që na përket, po vaj halli për gjeneratat pasardhëse. Çfarë do iu themi atyre, e si do t’ju a prezantojmë historinë tonë. Me fotografitë nën të cilat nuk është shkruar shqip, apo dokumentet e pakta kinse të ruajtura? Tmerr! Mjerim i pashmangshëm i krijuar nga të mjerët aktual.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button