Ti, o hënë!

Lëngon trupi, e shpirti pikë e vrerë

Oh Hënë…edhe sonte me qesëndi tek dritarja mu afrove

aq sa frymëmarrja e të vdekurve

ardhja yte u dëgjua

Prania ëmbël e ytja drithërima zjarrmie më fal

E unë…

me hov shty mbulesat,

-Të të rrëfej ç’mendova sot për të?

Në Qiellin skëterrë rreth teje paske dhe yjet,

të bukur sa s’bëhet,

Shuaji, Hënë, të lutem!

Janë si irisi i syve të tij.

-Mban mënd, Hënë?

-Të shijonim me të, duke parë…

silueta shtrigash e zanash, në murin e dhomës sime,

që formoje me dritën tënde mes degësh bliri.

Më përqafo, të them, me dritën tënde

Ethshëm flas me ty, Hënë,

ti e di, bardhësi,

dashnore e natës ndër vite kam qënë.

Autore: Arlinda Zymeri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button