Të hënën luhet derbi tetovar

Ndeshja e shtyrë e xhiros së 15-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë ndërmjet Renovës dhe Shkëndijës do të zhvillohet të hënën (23.11.2015) në stadiumin e qytetit në Kërçovë, me fillim në orën 13:00.

Kështu ka vendosur Komisioni për Gara pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë, në konsultim me skuadrën vendase të kësaj përballeje, KF Renovën. Takimi duhej të luhet të dielën në Bogovinë, mirëpo u anulua për shkak të terenit të mbuluar me ujë pas të rreshurave të dëndura të shiut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button