El Classico, Reali deklasohet nga Barcelona

Real Madridi është deklasuar sonte në ndeshjen e zhvilluar në ‘Santiago Bernabeu’ nga Barcelona me rezultat të thell 0-4.

Barcelona tregoi muskujt thuajse gjatë gjithë ndeshjes ku dhuroi një ndeshje spektakolare.

Katalunasit kaluan në epërsi me anë të Luis Suarez  në minutën e 11’. Por edhe përkundër epërsisë, blaugranët vazhduan të ishin të rrezikshëm duke shënuar edhe golin e dytë me anë të Neymar në minutën e 39’.

Me fillimin e pjesës së dytë vendasit e nisën me agresivitet ndeshjen duke humbur dy raste të mira me anë të Marcelos dhe Jamesit.

Në vazhdim mysafirët vazhduan të tregojnë lojë përfekte ku në minutën e 53’, spanjolli Andres Iniesta shënoi golin e tretë për skuadrën e tij.

Fitoren e Barçës e vulosi Luis Suarez i cili realizoi edhe golin e dytë personal në këtë sfidë. Uruguaiani u asistua nga Alba dhe me qetësi e dërgoi topin në portë në minutën e 74’, kështu për të përmbyllur këtë ndeshje mjaft të rëndësishme.

Me këtë fitore Barcelona forcon kreun e tabelës dhe tash numëron gjashtë pikë më shumë se Real Madridi që gjendet në vendin e dytë.

Kujtojmë se në minutat e fundit të ndeshjes 80 mijë tifozët e Realit të pranishëm në “Santiago Bernabeu” i treguan derën presidentit Florentino Perez duke këruar largimin e tij pas këtij 90 minutëshi turpërues./ Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button