Ismail Kadare do të takohet me lexuesit tetovarë

Shkrimtari Ismail Kadare do të jetë i pranishëm në Tetovë në kuadër të manifestimit “Tetova feston Nëntorin”

Shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare do të jetë i pranishëm në Tetovë, më 23 nëntor, në kuadër të manifestimit “Tetova feston Nëntorin”, i cili do të takohet edhe me lexuesit tetovarë. Ngjarja do të mbahet në ora 18:00 në Qendrën e Kulturës në Tetovë, ka bërë të ditur, Shaip Emërllahu, organizatorë i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button