Floçka ime!

Të mbajë me vete,
Në paqe, luftë e arrati
Prapë më pëlqen kur çuditërisht më pyet
A jam unë buzëqeshja që të mbanë gjallë ty?!
Një gaz i butë, në buzë më shpërthen,
Psherëtij, dhe lëshoj një of,
Çdo gjë që na kapin sytë, shiko, i them,
Pa ty e gjitha, do të ishte bosh!
Do të ishte i thatë edhe deti i çmendur,
Sikur edhe të isha në të, i përmbytur,
Ku ti, si floçkë, do më prisje, mbi gur e trembur
Në bregdet, të ma riparashtroje pyetjen!
Dhe unë sado qoftë i lodhur, do të përgjigjem,
Me atë gazin e butë, of, do të shpërthej
E sheh ky det sa mbanë ujë?
I thatë është, kur ti këtu je!

©Suad Bajrami

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button