Mbetet enigmë kush propozoi rritjen e sanksioneve për gazetarët

Kanë reaguar nga LSDM në lidhje me qëndrimin e Ilija Dimovskit se jo VMRO-DPMNE por njëra prej 3 partive tjera në bisedime ka kërkuar për rritjen e sanksioneve ndaj gazetarëve. Nga LSDM përgënjeshtrojnë qëndrimin e Dimovskit, raporton Portalb

“Ne jemi partia e vetme që do t’i ftojmë përfaqësuesit e mediave të jenë pjesë e bisedimeve të grupeve punuese. Ajo çfarë tha Dimovski nuk është e vërtetë. Tani po del se ata që u bënin presion mediave të jenë mbrojtës të tyre. Ai po gënjen”, tha për Portalb Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.

“Nuk është qëndrim i VMRO-DPMNE-së për rritjen e dënimeve”, tha Ilija Dimovski.

Ky i fundit nuk ka dhënë qëndrim në lidhje me atë se a e përkrah VMRO-DPMNE përfshirjen e mundshme të organizatave të medias për përfshirje në bisedime, ku po diskutohet për mediat.

Sot në lidhje me bisedimet e grupeve punuese ku temë diskutimi janë mediat kanë reaguar edhe nga Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë. “Rritja e gjobave për mediat hap shumë dyshime, por një është e sigurt, se do të shtohet presioni ndaj mediave. Prandaj, kërkojmë që këto zgjidhje të rishqyrtohen. Poashtu, fuqishëm kundërshtojmë për çfarëdo rregullimi me ligj të portaleve. Nuk mund imponohet legjislacioni i njëjtë për media të ndryshme. Dënime deri më 8 mijë euro për portalet apo mediat e shtypura do të thotë mbylljen e tyre, që ne nuk e tolerojmë në asnjë mënyrë”, tha Naser Selmani, kryetar i SHGM-së.

Nga ana tjetër, partitë janë pajtuar që nenit 8-të t’i shtohet edhe pjesa për “mbrojtjen e gazetarit”. Me anë të së cilës, secili gazetarë duhet patjetër të jetë i mbrojtur nga sulmet fizike ose kërcënimet. Kur ekzistojnë indikacione serioze se gazetarit i është cenuar sigurimi, duhet t’i sigurohet mbrojtje policore. Prokuroria Publike dhe Gjykatat në Republikën e Maqedonisë të reagojnë në kohë dhe sipas kompetencave kur gazetari ka marr kërcënime ose është sulmuar./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button