Tre libra nga Bekim Ramadani

Muzikologu Bekim Ramadani kësaj here vjen me tre botime të reja duke i dhuruar me këtë rast bibliotekës universitare fryte shumë cilësore. Në vazhdën e publikimeve dhe botimeve muzikore, Bekim Ramadani këtyre ditëve sjellë një trilogji, tri vepra që kanë një subjekt të përbashkët – muzikën.

Njëri nga librat titullohet “Fjalë pa këngë” dhe paraqet  një mozaik  sentencash, shkrimesh, thëniesh, artikujsh, mendimesh dhe fjalësh të urta nga njerëz të ditur (shkrimtarë, artistë, filozofë, muzikantë) dedikuar arteve (poezisë, pikturës, skulpturës, muzikës etj.).

Libri tjetër i prof. Bekim Ramadanit titullohet “Metodika e mësimit të muzikës”.  Ky përkthim nga kroatishtja (nga autori Pavel Rojko) është një kontribut i çmuar shkencor që ndriçon në mënyrë të shumanshme problematikën e mësimit të muzikës në shkollën e arsimit të përgjithshëm.

Libri i tretëqë konsiderohet si vepra e parë klasike lidhur me historinë e estetikës së muzikës dhe që tanimë ndodhet edhe në versionin shqip – titullohet “Për të bukurën muzikore”, një studim analitik  i autorit gjenial Eduard Hanslik.

Këto libra, që vijnë si rezultat i kontributit të Bekim Ramadanit, janë botuar me miratimin e Komisionit për veprimtari botuese të Universitetit Shtetëror të Tetovës në bazë të recensioneve të profesorëve të njohur nga Tetova, Prishtina dhe Tirana: Indira Çipa, Fatmir Sulejmani, Holta Sina, Fatmir Hysi dhe Zeqirja Ballata.

Promovimi i librave do të bëhet me 21 nëntor 2015 (11.30 h) në sallën e koncerteve të Fakultetit të Arteve të UShT-së.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button