Të shtunën promovohet libri, “Preka gjithçka nga pak” nga Arta Selmani

Ditën e shtunë, me datë 21.11.2015, me fillim në orën 14.00, në hapësirat e Librarisë së Çarshisë do të mbahet promovimi i librit “Preka gjithçka nga pak”, Ese dhe poezi, nga autorja e re Arta Selmani.

Arta Selmani u lind në Kumanovë në vitin 1998. Shkollën fillore e ka mbaruar në fshatin Tabanoc me sukses të shkëlqyeshëm. Prej atëherë ka filluar të shkruaj tregime me tema serioze dhe interesante. Aktualisht është nxënëse e vitit të tretë në gjimnaz. Megjithëse e re, Arta me stilin e saj të veçantë në shkrimet e saja trajton tema serioze duke sjellë kritika e mendime të ndryshme për shumë probleme shoqërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button