Merkel shuplakë Thaçit e Mustafës

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka reaguar pas përplasjeve të sotme Pozitë-Opozitë brenda Kuvendit, si dhe për përplasjen mes policëve dhe protestuesve nëpër rrugët e Prishtinës.

“Këto pamje nuk i bëjnë nder askujt. Kosova ka vuajtur shumë historikisht, dhe sot është momenti që ajo të bëjë kthesë të madhe. Kosovës i duhet një qeveri demokratike, dhe jo një autokratike e policore. Nuk ka ditë të mira për një shtet që i rrah qytetarët e vet pse ata protestojnë”, ka deklaruar zonja Merkel për Deutsche Welle.

Më tej, Merkel ka folur edhe për Marrëveshjet e fundit mes Kosovës e Serbisë, me ç’rast ka thënë se Serbia po tregohet e papërgjegjshme pas çdo raundi negociatash. Prandaj, sipas saj, marrëveshjet duhet të rishqyrtohen dhe nuk mund të ketë asnjë marrëveshje jashtë vullnetit të popullit.

“Qeverisë i takon gjetja e zgjidhjes, por duke mos e diskriminuar e përjashtuar Opozitën. Kosova le të marrë mësim nga shteti ynë se si trajtohet Opozita pavarësisht dallimeve”, ka përfunduar kancelarja Merkel.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. flm per Merkle se nuk rrehe qytetari kur te ja bish pune me dal ne rrug ai sje ma paq sepse pushteti ka marr vendime pa miratim te deputetve me shumic kur esht ne pytje toka e sheteti kushtetuta per qata kemi derdh gjak e jo me dal me i pergjak protestusi te cilet e kerkojn token e sheteit te vet te cilen e mbrojtem me gjak per ni shekull boll ma me komonista sesht ldk parti e komnistave ket e ka then rugova e po e thet edhe merkle. flm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button