“El Clasico“, bileta më e shtrenjtë shitet rreth 2.700 euro

Biletat për ndeshjen Real Madrid – Barcelonë tashmë janë në shitje, ndërsa bileta më e shtrenjtë e shitur deri tani është me çmim prej 2.697 euro.

Kompania Ticketbis njoftoi se bileta më e shtrenjtë deri tani është shitur për ulëset në tribunat VIP në stadiumin “Santiago Bernabeu” në vlerë prej 2.697 euro.

Bileta më e shtrenjtë e shitur gjatë El Clasico-s së vitit të kaluar arriti në 2.951 euro dhe këtë çmim e pagoi një tifoz nga Argjentina. Pritet që ky rekord së shpejti të thyhet.

Ndeshja mes gjigantëve spanjoll të futbollit Real Madrid dhe Barcelona, e njohur si “El Clasico” do të luhet më 21 nëntor në kuadër të xhiros së 12-të të ligës spanjolle “La Liga”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button