Shpëtohet një shkupjan, i cili deshi të kërcejë nga një skele në rrugën “Maqedonia”

Alfat policorë kanë arritur të shpëtojnë një shkupjan 42­ vjeçar, i cili ka dashur të kërcejë nga skelja në katin e katërt të një ndërtese në rrugën “Maqedonia” në Shkup.

Siç informoi zëdhënësja e SPB­-së Shkup, Liza Bendevska, personi S.K. nga Shkup, i cili ka qenë nën ndikim të alkoolit,. është ngjitur në skelen e ndërtesës dhe është kanosur se do të kërcejë.

Menjëherë pas paraqitjes, pjesëtarë të njësisë Alfa në orën 12:30 minuta kanë arritur ta zbresin S.K nga skeleja dhe ta dërgojnë në Klinikën për toksikologji. /MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button