Imamët falen në Bataclan (FOTO)

Nje grup imamesh jane bashkuar perpara memorialit te ngritur jashte salles se koncerteve ne Bataclan. Te dielen ne mengjes ata jane falur dhe kane kenduar himnin francez “La Marseillaise”.

Nder imamet e mbledhur ishin Hassen Chalghoumi, imam ne nje xhami ne periferi te Parisit, Hocine Drouiche, imam ne juglindje te Nimes. Midis tyre ishte dhe shkrimtari hebre Marek Halter.

Bataclan ishte vendi me i sulmuar te premten ne mengjes. Grupi amerikan “The Eagles Of Death Metal” po performonte kur atentatoret hapen zjarr dhe hodhen eksploziv ndaj pengjeve. Naten e te premtes u vrane te pakten 129 njerez, ku 89 prej te cileve humben jeten ne koncertin e mbajtur ne Bataclan.

Presidenti francez shpalli tri dite zie. Po ashtu nje sere evenimentesh jane mbajtur ne nder te viktimave, duke perfshire nje meshe te gjate te mbajtur te dielen ne Katedralen Notre Dame.

Te shtunen, pianisti gjerman Davide Martello luajti ne piano perpara teatrit duke luajtur tingujt e kenges “Imagine” te John Lennons duke emocionuar jo vetem te pranishmit e shumte qe ishin mbledhur rreth pianos.

1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button