“Anonymous” kërcënojnë ISIS-in, “Na prisni!”

Grupi i hakerëve “Anonymous” kërcënojnë publikisht ISIS pasi këta të fundit morën përsipër sulmet e përgjakshme në Paris ku humbën jetën 129 persona, transmeton Portalb. Në një video të publikuar në YouTube, grupi i hakerëve “Anonymous” paralajmëruan ISIS që t’i presin sepse anëtarët këtij grupi “do t’i kapin”. Kjo nënkupton që ato do t’i gjurmojnë dhe do t’i ekspozojnë publikisht.

Në video, një folës me maskën e djalit Fawkes, thotë në frëngjisht:

“Anonymous nga e gjithë bota do t’ju gjurmojnë. Duhet ta dini se ne do t’ju gjejmë dhe nuk do t’ju lëmë të ikni. Do të aktivizojmë kundër jush operacionin më të madh të bërë ndonjëherë. Pritni për sulm masiv kibernetik. Ne ju deklarojmë luftë. Bëhuni gati. Populli francez janë më të fortë se ju dhe do të dalin nga kjo mizori edhe më të fortë. Ne jemi “Anonymous”. Ne jemi legjion. Ne nuk falim. Ne nuk harrojmë. Na prisni!”

Pronincimi i tyre është publikuar edhe në anglisht.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button