Recension: Vasilakis ka propozuar “Maqedonia sllavo-shqiptare”!

Kete lajm mund ta lexoni edhe ne : Maqedonisht

Në një vend me shkallë të lartë të kulturës mediatike, nuk hasen tekste të këtilla si ky që e recensojmë. Por, duke e pasur parasysh se kultura medatike u bë benchmark i ri i vlerësimit në raportet e Bashkimit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë në procesin eurointegrues, është më se e pritshme, madje edhe në një gazetë për të cilën ka perceptim se është autoritative, të paraqitet tekst i cili është shumë larg të gjitha standardeve gazetareske, për një temë shumë delikate dhe të ndjeshme, në një periudhë kur procesi negociator ka hyrë në një fazë të rëndë dhe të ndërlikuar. Të shohim pse.

2013-10-29 Vasilakis za imeto vo DnevnikLinku deri te artikulli origjinal: Vasilakis ka propozuar “Maqedonia sllavo-shqiptare”! (Skenimet e tekstit nga versioni i shtypur gjenden më poshtë. Klikoni mbi to që t’i shihni në madhësi të plotë.)

Data dhe koha e publikimit: Në versionin e shtypur të medias më 29.10.2013

Data e recensionit: 29.10.2013

Recensues: Zoran Bojarovski

Vërtetësia: Vërtetësia është problemi i parë serioz i këtij shkrimi. Nëse njëri nga parimet kulmore etike dhe profesionale është ai se gazetarët gjithmonë do të gjurmojnë pas të vërtetës dhe vetëm të vërtetës, atëherë kjo nuk bëhet me shkrimin e tekstit ku thuhet se përfaqësuesi grek në negociatat që zhvillohen nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara me ndërmjetësim të ambasadorit Nimetz, Vasilakis, ka vënë në tryezën e negociatave propozim të ri për emrin e vendit tonë – “Maqedonia sllavo-shqiptare”. Për një deklaratë të këtillë të gazetarit, i cili përndryshe është edhe kryeredaktor i gazetës, nuk ka mbështetje në asnjë burim. Qoftë edhe anonim. Tek në fund të tekstit përmenden “burime diplomatike të informuara mirë”, të cilët e interpretojnë rezultatin e takimit të fundit Nimetz-Jolevski-Vasilakis. Me asgjë nuk është paralajmëruar komenti i “burimeve diplomatike të informuara mirë” që e interpetojnë propozimin”tallës”, siç e quan autori i tekstit sugjerimin që gjoja e paska dhënë Vasilakis për emrin e vendit tonë.

Burimet e informatave: Nuk ka. Paramendoni një tekst i këtillë që merret me një temë aq të ndjeshme, nuk ka burim të informatës. Ka vetëm shprehje “siç merr vesh (emri i medias)”. Prej kujt merr vesh? Nuk ka. Dhe pastaj, prej këtu zhvillohet një tezë jo gazetareske, por politike, që nuk ka të bëjë fare me standardet gazetareske.

1420331_720710441291073_2007051347_naslovnaPërmbajtësia: Nuk ka përmbajtësi, për shkak se i tillë siç është ky tekst, është e qartë se nuk ka pasur qëllim për një gjë të tillë. Përveç nëse nuk e përjashtojmë momentin kreativ të autorit kur bën një konstruksion mediatik për atë se “si do të ishte kur do të ishte”. Në atë kuptim autori e paramendon fletëpronësinë e tij që do t’ia lëshonte kadastra kur vendi ynë do të quhej “Maqedonia sllavo-shqiptare”. Në atë fletëpronësi të lëlshuar nga kadastra kompetente do të qëndronte ai emër.

Përndryshe, kur flasim për përmbajtësinë, është interesant lëshimi që e ka bërë gazeta, për shkak se në numrin e njëjtë është publikuar edhe raporti i korrespodentit të MIA-s nga Athina, i cili i referohet tekstit të publikuar në gazetën proqeveritare greke “Katimerini”, ku nuk ka asnjë informatë se Vasilakis ka bërë një propozim të tillë të pahijshëm. Kjo, nga ana tjetër, tregon se autori i tekstit ka mundur ta lusë kolegen e MIA-s në Athinë që të interesohet në lidhje me këtë “propozim” të Vasilakisit.

Për dallim nga kjo medie, në një medie tjetër maqedonase e kanë bërë mu këtë. Në raportin e korrespodentit nga Athina, të publikuar në ueb-faqen e televizionit me titull Vasilakis akoma nuk e ka njoftuar Venizelosin për bisedimet në New York thuhet se kjo medie “i ka kontaktuar një pjesë të gazetarëve grekë me përvojë të cilët një kohë të gjatë e përcjellin çështjen e emrit. Të befasuar dhe me një dozë të rezervës e pranuan informatën (për gjoja propozimin e Vasilakisit v.j.) , duke komentuar se vetë Nimetzi deklaroi se në takimet në New York është biseduar për propozimin e tij që e ka bërë në muajin prill dhe dallimet që ekzistojnë ndërmjet të dyja palëve.“ Aq. Dhe mjafton.

Anshmëria: Çfarëdo qoftë tema gazetareske, çfarëdo qoftë të jetë gjendja politike ose ekonomike, ose çfarëdo qoftë tjetër për të cilin flitet në tekstin gazetaresk, pozita më e mirë e gazetarit është neutraliteti dhe objektiviteti. Gazetari assesi nuk guxon të identifikohet me emocionet e çfarëdo lloji. Gjendja në të cilën, në mes tjerash, realiteti shihet si nëpër gyp dhe asgjë tjetër nuk shihet në fushën e shikimit, nuk është gjendja normale e gazetarëve.

1422930_720710451291072_368635629_n-tekstKomentimi: Në fakt, i gjithë teksti është koment. Dhe kush e di se pse është bërë konstruksion i një tregimi aq të keq dhe infektiv politik, kur thejsht ka mundur të shkruhet një koment. Siç i ngjan në kryeredaktori.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Tekst tejet origjinal.

Kualiteti i titullit: Senzacionalizëm në versionin e tij më të mirë. Mister i madh është se çfarë kuptimi ka pikëçuditësja në fund të titullit.

Fotografia: E mirë, autoriale. E montuar mirë në funksion të qëllimit të tekstit: Domethënë, Vasilakis prapa shpine i pëshpërit Nimetzit: “Dëgjo, le të quhen “sllavo-shqiptare” dhe të kryejmë punë, si thua?”

Gjuha e urrejtjes: Në këtë tekst nuk ka gjuhë të urrejtjes. Por, assesi nuk duhet të injorohet fakti se po këtë tekst, si burim, e morën shumë media të tjera, dhe, disa prej tyre, veçanërisht televizionet, i shtuan komente të atilla që shikuesve iu nxehën veshët nga urrejtja e shprehur ndaj fqinjit tonë jugor.

Përfundimi: Nëse kultura mediatike promovon se gjithçka është e lejuar dhe nëse në tekstin që e recensojmë thuhet se bisedimet për emrin “si duket kanë hyrë në fazën e talljes”, a do të thotë jo se ky artikull është gazetari tallëse? Ose ndoshta diçka tjetër është në pyetje. Përfundojmë me parimin se burimet në gazetari janë ato që e bëjnë storjen. Çdo tezë duhet të bazohet në ndonjë burim, qoftë edhe anonim, por edhe dyfish e konfirmuar nga ndonjë burim tjetër i pavarur. Veçanërisht për tema të këtilla siç është kjo.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Back to top button