Recension: Më së paku gazetarë, më së shumti njerëz “të infiltruar” në protestën e sotme

Kete lajm mund ta lexoni edhe ne : Maqedonisht

Teksti gazetaresk kundër aktgjykimit për dënimin me burg të kolegut Kezharovski, që u mbajt para platosë së Muzeut të luftës revolucionare më 23 tetor, ishte ngjarje publike, që u zhvillua në pikë të ditës, para shumë dëshmitarëve, kështu që përpjekja e këtij teksti për t’i damkosur demonstrantët dhe opozitën dhe për ta heshtur ashpërsinë e policisë ndaj pjesëmarrësve në protestë, nëpërmjet këtij artikulli, i cili me ndryshime të vogla, u publikua në shumë media të proviniencës së ngjashme, nuk u tregua si veprim i mirë. Teza kryesore e artikullit është se në protestë ka pasur më së pakur gazetarë, mezi pesëdhjetë prej tyrem dhe se

“numri më i madh i protestuesve ishin “të infiltruar” nga ata që u konvenojnë trazira të dëmshme për Maqedoninë”,

dhe më pas teksti të konkludojë se

“Fotografinë që e pamë sot i ngjan veprimit për interesa të huaja, që e pengojnë integrimin tonë, duke u bazuar pikërisht në këto argumente që ua japin funksionarët e LSDM-së dhe njerëzit e tyre “të infiltruar”,

që mund të demantohet edhe me shikimin e inçizimeve nga ngjarja dhe me dëshminë e njerëzve që ishin të pranishëm në protestë. Artikulli përmban edhe dezinformatë:

“Në vend të gazetarëve, para Muzeut të VMRO-së sot erdhën pensionistë, njerëz të dhunshëm dhe persona që paraqiten në çdo protestë që organizohet në vend”,

kështu që, edhe pse nuk mund të mohohet se në protestë të pranishëm kishte edhe persona të moshuar, dhe persona që nuk janë gazetarë ose që kanë qenë gazetarë të mëparshëm, megjithatë, në artikull nuk është thënë se sipas asnjë ligji nuk ështëe kufizuar kush mund t’u shprehë solidaritet njerëzve që protestojnë në tubim publik, për të cilin pushteti ka qenë i informuar ashtu siç duhet.

??ksti, që ka shumë pak të përbashkët me formën klasike të raportit gazetaresk nga vendi i ngjarjes, është përplot me spinime të fakteve, me ç’rast nuk mund të vërehet qëllim për të informuar, por pikë së pari të damkosë dhe të diskreditojë, para së gjithash, t’i diskreditojë ata gazetarë që morrën guximin të marrin pjesë në protestë.

???????? ????????, ???????? „???????“ ???? ?? ????????? ???????Linku deri te artikulli origjinal: Më së paku gazetarë, më së shumti njerëz “të infiltruar” në protestën e sotme

Data dhe koha e publikimit: 23.10.2013, 15:07

Data e recensionit: 24.10.2013

Recensuese: ?ugosllava Dukovska

Vërtetësia: Materialet e shumta, si dhe dëshmitë për ndodhitë në vendin e ngjarjes, të u publikuan në shumë media dhe në rrjetet sociale, flasin mjaft për josaktësinë dhe jovërtetësinë e pretendimeve që bëhen në këtë tekst.

Burimet e informatave: Në tekst nuk ka burime të informatave. Kur bëhet fjalë për raportim klasik nga ndonjë ngjarje, ku është prezent gazetari-raportues, atëherë fjalët dhe fotografitë e tija mjaftojnë që të plotësohen të gjitha elementet e raportimit gazetaresk, por në këtë rast, për shkak të mënyrës në të cilën është shkruar, teksti paraqet një lloj hibridi të analizës-komentit, ku mungesa e burimeve mundohet të plotësohet me elemente raportuese, por materiali që plasohet nuk mund t’i plotësojë as kriteret minimale të objektivitetit.

Përmbajtësia: Artikulli është jogjithpërfshirës, njofton në mënyrë selektive për një ngjarje publike dhe fsheh informata për atë që ka ndodhur në protestë. Ka dëshmitarë të shumtë, si dhe video-inçizime, që tregojnë detaje nga protesta, ku policia në mënyrë të ashpër ballafaqohet me demonstrantët, por kjo as që përmendet në tekst.

Anshmëria: Artikulli,prej shkronjës së parë e deri te e fundit ka spinim të së vërtetës, plason informata të rrejshme dhe në mënyrë të hapur mban anën e pushtetit dhe ka animozitet ndaj pjesëmarrësve të protestës, të cilët janë karakterizuar si njerëz të dhunshëm të organizuar nga opozita.

“Skenari i këtillë është i përgatitur nga opozita, kjo është e qartë për shkak të faktit se mu asaj i konvenon ta mbështesë këtë protestë dhe të inskenojë incidente” 

që t’i bindë lexuesit deri në fund se pushteti nuk është i ndërlidhur me incidentet që kanë ndodhur gjatë protestës, në artikull më tej shkruan:

“VMRO-DPMNE-së nuk i konvenojnë pamjet e këtilla, në vendin ku është në pushtet tashmë shtatë vjet. Rejtingjet janë në favor të partisë në pushtet, e cila udhëheq në mënyrë bindëse para LSDM-së”,

që më tepër ngjan si përzënie të mizës nga kësula e VMRO-DPMNE-së që është në pushtet se sa ndonjë argument i qëndrueshëm.

Komentimi: Edhe pse sipas formës ky tekst duheshte të jetë raportim nga vendi i ngjarjes, gjegjësisht ta përshkruajë atë që ka ndodhur në një ngjarje publike, ai është shkruar në formët të komentit të redaksisë, me poenta politike dhe digresione.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Edhe kësaj radhe përsëritet praktika që teksti i njëjtë, me tezat dhe konstruksionet e njëjta të fjalive, në variante të ndryshme dhe me plotësime dhe digresione të ndryshme të paraqitet njëkohësisht në disa media, kështu që mbetet e paqartë se autori i tekstit a është dikush nga ky portal ose teksti buron prej diku tjetër.

Kualiteti i titullit: Titulli e pasqyron përmbajtjen e artikullit, gjegjësisht thelbin e dezinformatës për të cilën këtu bëhet përpjekje t’i servohet publikut lexues.

Fotografia: Fotografitë nga ngjarja janë të pakta dhe amatore, për shkak se nuk informojnë për atë që ka ndodhur në protestë, as kush ka qenë, gjegjësisht kush nuk ka qenë, e as që kanë ndonjë kompozicion, por lënë përshtypjen se janë bërë shpejt e shpejt dhe pa ide se çka duhet të përfshijnë. Ose, faji qëndron te ai i cili i ka përzgjedhur fotografitë. Figurat janë ose të imëta ose me shpinë të kthyer dhe nuk mund të shihet se çka bëjnë, e as që e pasqyrojnë atë që thuhet të tekst, përveç një fotografie ku shihet një grua e vetmuar se si pa sukses përpiqet ta shtyjë njërin nga policët që është pjesë e kordonit. Fotografitë janë edhe auto-goli më i madh i artikullit.

Gjuha e urrejtjes: Përveç rrenës së qartë, e cila është edhe lajt-motivi i tekstit, se në protestën kundër aktgjykimit ndaj gazetarit Kezharovski ka pasur numër minimal të gazetarëve, dhe se të tjerë kanë qenë njerëz të dhunshëm të organizuar nga opozita, të cilët “kanë pështyrë, kanë sharë dhe kanë hedhur me gurë në drejtim të policëve”, artikulli sjell edhe një tezë të rrezikshme se demonstrantët, pjesëtarë të LSDM-së opozitrare nuk kanë kërkuar “liri për Kezhon”, por kanë kërkuar “trazira në Shkup!” Në artikull ka elemente të gjuhës së urrejtjes, e cila mund të shihet në kualifikimet negative për demonstrantët, të cilët janë kualifikuar si pjesëtarë të opozitës dhe se kërkojnë trazira në Shkup. Mu ky element ka kapacitet për mobilizim dhe gjenerim të urrejtjes së orientuar kundër një grupi të caktuar njerëzish, me arsyetimin se ata, gjoja, kanë kërkuar dhunë, gjegjësisht trazira në Shkup.

Përfundimi: Është e qartë përshtypja se artikulli nuk ka pasur për qëllim të informojë për zhvillimin e vërtetë të ngjarjeve që kanë të bëjnë me protestën që u organizua në Ditën e luftës revolucionare, para Muzeut të VMRO-së, por ta plasojë versionin e tij të ngjarjeve dhe ta akuzojë LSDM-në opozitare se është organizatore e protestës. Kjo është bërë në mënyrë amatoreske, me plasimin e materialit i cili, me ndryshime të vogla ose të mëdha, qarkulloi nëpër disa media të proviniencës së njëjtë, kështu që nuk mund të shmanget përshtypja se bëhet fjalë për material propagandues, e jo gazetaresk.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Back to top button