Recension: LSDM-ja kundër investimeve ruse dhe kineze në Maqedoni

Kete lajm mund ta lexoni edhe ne : Maqedonisht

Teksti me titull „LSDM-ja kundër investimeve ruse dhe kineze në Maqedoni“, nëpërmjet një spini klasik dëshiron t’i bindë lexuesit për qëllimin kryesor të titullit. Në vend të raportit të balancuar për debatin kuvendor për Ligjin për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e pjesëve të autostradave Milladinovci – Shtip  (Shkup – Sveti Nikole – Shtip) dhe Kërçovë – Ohër, është publikuar një artikull tendencioz që bazohet në konstruksione.

Edhe përkundër paralajmërimeve se kompania më e madhe ndërtimore në Kinë mund t’i ndërtojë këto autostrada, LSDM-ja përsëri, sikurse edhe në rastin me Gazpromin, u përpoq ta damkosë këtë investim të madh infrastrukturor”.

FireShot Screen Capture #013 - '???? ?????? ????? ? ??????? ?????????? ?? ??????????' - kurir_mk_makedonija_vesti_134898-SDSM-protiv-ruski-i-kineski-investicii-vo-MakedonijaLinku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja kundër investimeve ruse dhe kineze në Maqedoni

Data dhe  koha e publikimit: 25.10.2013 – 13:04

Data e recensionit: 27.10.2013

Recensuese: ?livera Vojnovska

Vërtetësia: Transmetimi i drejtpërdrejtë i mbledhjes në kanalin kuvendor, si dhe diskutimet e deputetëve të opozitës që i transmetuan disa media, në mënyrë të qartë i demantojnë pretendimet që bëhen në tekst.

“Në debatin që zhvillohet këto ditë në Kuvend rreth ndërtimit të autostradave të reja në Maqedoni, opozita sërish kundërshtoi, kësaj radhe investimet infrastrukturore që i planifikon Qeveria e Republikës së Maqedonisë,”

Gjatë kësaj, askund në artikull nuk përmendet se deputetët e LSDM-së gjatë mbledhjes janë deklaruar se “në përgjithësi japin përkrahje për ndërtimin e rrugëve dhe se do të votojnë për Ligjin”,  por shprehën dyshim për „korruptim të mundshëm të projektit dhe e kritikuan qeverinë se punon në mënyrë të papërgjegjshme në aspekt financiarpër punë.”  Kjo mund të verifikohet në ueb-faqen e Kuvendit, ku ka edhe video-inçizime dhe stenkgrame nga mbledhja.

Nga ana tjetër, investimet ruse aspak nuk ishin temë e këtij debati kuvendor. Ligji ka të bëjë vetëm me autostradat Milladinovci -Shtip dhe Kërçovë – Ohër?

Burimet e informatave: ?ur bëhet fjalë për raport gazetaresk nga Kuvendi, nënkuptohet se duhet të përcillen qëllimet e diskutimeve të deputetëve të pushteti dhe atyre të opozitës, si dhe arsyetimet e propozuesve të ligjeve. Në tekstin që është subjekt i këtij recensioni nuk ka një gjë të tillë, por jepen konstatime të përgjithshme të llojit „LSDM-ja mbetet në politikën e njëjtë, që vazhdimisht t’i kritikojë investimet e paralajmëruara në Republikën e Maqedonisë.”

Përmbajtësia: Artikulli ka probleme serioze në pjesën e përmbajtësisë dhe lexuesi nuk mund të fitojë pasqyrë të vërtetë për debatin kuvendor. Në të fshihen informata, që është në kundërshtim me amandamentin1 të Kodit të gazetarëve:

“Gazetari duhet të publikojë informata të sakta, të verifikuara dhe nuk do të fshehë të dhëna thelbësore.”

Anshmëria: Është e qartë se ky material, në mënyrën se si është shkruar, nuk ka pasur ambicie të informojë dhe të jetë objektiv. Në të vërehet qartë favorizimi i pushtetit.

Komentmi: Shihet ideja që komenti i redaksisë të futet si fakt në tekst dhe kjo të paraqitet si e vërtetë.

Kualiteti i titullit: Titulli është mbresëlënës dhe është në funksion të qëllimit i cili duhet të arrihet – të etiketohet partia më e madhe opozitare.

Fotografia: ??ksti ka fotografi ku është paraqitur një autostradë dhe ajo mund të shërbejë edhe si ilustrim, duke pasur parasysh se ndërtimi i autostradave është temë e debatit kuvendor.

Përfundimi: Ueb-faqja lexuesit i ka ofruar një tekst që ka një qëllim të caktuar, duke u përpjekur ta orientojë mendimin publik të besojë se LSDM-ja është kundër investimit në objekte infrastrukturore, bile edhe atëherë kur bëhet fjalë për investime (ruse dhe kineze). Rezultati është informatë e fabrikuaf që nuk përkon me të vërtetën.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Back to top button