Këshilli i Sigurimit: Tela me gjëmba nëse eskalon situata me refugjatët

Këshilli i Sigurimit ka vendosur që Armata e Republikës së Maqedonisë (ARM) dhe Komiteti Drejtues të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në rast të ndryshimit të situatës në teren, më konkretisht nëse kufizohet numri i refugjatëve për hyrje në shtetet e Evropës.

“Nëse situata me lëvizjen e refugjatëve zvogëlohet në shtetet e tjera, Këshilli i Sigurimit konstatoi se ARM-ja dhe komiteti Drejtues si masë të fundit mund të llogarisin vendosjen e barrikadave me tel në ato vende për të cilat konstatohet se është e nevojshme”, thuhet mes tjerash në njoftimin me shkrim të Kabinetit të presidentit.

Këshilli ka obliguar ARM-në që të nisë përgatitjet menjëherë, duke theksuar se ngritja e telave nuk paraqet mbyllje të kufirit por vetëm kanalizim të lëvizjes.

Këshilli i Sigurisë dënon fuqishëm sulmet terroriste në Paris duke dërguar ngushëllime në adresë të qytetarëve të Republikës së Francës.

“Lidhur me kërcënimet nga ekstremizmi i dhunshëm dhe nga ushtarët terroristë të huaj është konstatuar se institucionet rregullisht ndërmarrin masa dhe informojnë. Sa i përket krizës me refugjatët është konstatuar se institucionet përkatëse të Republikës së Maqedonisë veprojnë në përputhje me ligjin për menaxhim me kriza”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button