A do të ballafaqohet Kosova me fluks të refugjatëve (Video)

Kriza e refugjatëve nga Lindja e Mesme ende nuk e ka prekur Kosovën. Mirëpo, Kosova nuk po qëndron indiferente kundrejt kësaj krize dhe po përgatitet për ndonjë fluks të mundshëm të refugjatëve.
Në lidhje me këtë problem të mundshëm në Ballkan, para disa ditësh vërejtjen e kishte tërhequr edhe kancelaria e Gjermanisë Angela Merkel.

Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Driton Gashi, njëherësh edhe Koordinator për menaxhimin e fluksit të mundshëm të refugjatëve, nëpërmjet postës elektronike i tha Tribuna Channel se MPB ka hartuar Planin e Reagimit për Menaxhimin e Fluksit të refugjatëve, dhe pritet që të finalizohet brenda disa ditëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button