Sarkozy: Franca dhe Rusia duhet të punojnë për shkatërrimin e DAESH-it

Ish-presidenti francez, Nikolas Sarkozy bëri thirrje për një ndryshim në politikën franceze ndaj Sirisë, dhe sugjeroi se vendi i tij do të fillojë të punojë me Rusinë në “shkatërrimin” e organizatës terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).

Udhëheqësi i konservatorëve në Francë në prag të takimit me Presidentin e vendit, Francois Hollande tha se “ne kemi nevojë për të gjithë …”, duke shtuar se “nuk mund të ketë dy koalicione në Siri”.

Franca është pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në luftën kundër organizatës terroriste DAESH dhe merr pjesë në sulmet ajrore mbi pozicionet e DAESH-it në Siri dhe Irak për gati një vit.

Sarkozy ka thënë se masat e forta të sigurisë duhet patjetër të mbrojnë jo vetëm pjesëmarrësit e Samitit të ardhshëm të OKB-së mbi ndryshimin e klimës në Paris por edhe popullin francez. Pritet që 127 udhëheqësit botërorë të marrin pjesë në Samitin në Paris më 30 nëntor.

Presidenti francez Hollande sot në Paris u takua me krerët e opozitës franceze, duke përfshirë ultradjathtistët e Frontit Kombëtar të Marine Le Pen, për të diskutuar mbi gjendjen e sigurisë pas sulmeve terroriste natën e së premtes ku u vranë 129 persona, ndërsa 352 të tjerë u plagosën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button