Njëri nga të dyshuarit për sulmin në Paris ka kaluar nëpër Serbi

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) të Serbisë ka konfirmuar se njëri nga terroristët e dyshuar për sulmin në Paris, ka kaluar nëpër Serbi, raporton Anadolu Agency (AA).

I dyshuari me inicialet A.A., për të cilin interesohet shërbimi frances i sigurisë, është regjistruar në vendkalimin kufitar në Preshevë më 7 tetor këtë vit. I dyshuari A.A. në këtë vendkalim kufitar formalisht ka kërkuar azil.

MPB-ja e Serbisë pas kontrolleve ka konfirmuar se të dhënat e saj përputhen me personin i cili më 3 tetor është identifikuar në Greqi. Për këtë person nuk ishte lëshuar fletarrest ndërkombëtar nga Interpol-i.

MPB-ja e Serbisë vazhdon bashkëpunimin me shërbimet e sigurisë të Republikës së Francës, thuhet në njoftim.

Në Francë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme si dhe tri ditë zie pas sulmeve terroriste të premten në mbrëmje në Paris ku u vranë 129 persona si dhe 352 u plagosën.

Përgjegjësinë për sulmet të cilat u kryen në disa lokacione në Paris e mori përsipër organizata terroriste DAESH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button