Njëri nga sulmuesit në Paris ka kaluar nëpër Maqedoni

Shtetas i Sirisë i cili ka marrë pjesë në sulmin e e Parisit, ka kaluar në të ashtuquajturin korridori ballkanik, raportojnë televizionet franceze. Ai sipas tyre,  bashkë me disa mijëra refugjatë nga Greqia kanë kaluar nëpërmjet Maqedonisë, pastaj nëpër Serbisë, Kroacisë, Sllovenisë, Austrisë dhe Gjermanisë, ka arritur në Francë.

Ky informacion jozyrtar tani për tani, është i mundur, konfirmoi ministri i rendit publik të Greqisë, Nikos Toskos, i cili deklaroi se refugjati sirian muajin e kaluar është regjistruar si refugjat në kampin Leros.

Tani për tani identiteti i shtetasit sirian mbahet  sekret. Autoritet franceze konfirmuan se te ai është gjetur pasaportë e Sirisë, dhe nga kontrollet që janë bërë është konstatuar se nuk bëhet fjalë për falsifikat.

Me ndryshimet e Ligjit për azil  në Maqedoni, nga qershori i këtij viti, parashihet që imigrantët të kalojnë vendin tonë brenda 72 orëve. Gjatë kësaj ata kanë mundësi ta lëshojnë vendin dhe të kërkojnë azil nga polici i parë që do ta takojnë,  dhe gjatë qëndrimit të tyre kanë të drejtë të përdorin transportin publik.

Secili imigrantë që hyn në Maqedoni patjetër të evidentohet në shërbimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Për shkak të ngjarjeve të fundit me krizën e refugjatëve,  presidenti Ivanov, pas vizitës së sotme të vijës kufitare jugore, paralajmëroi se sonte do të mbledh Këshillin e Sigurisë.

“Armata veçmë alarmon se ka gjithnjë e më shumë njerëz të cilët dalin nga ‘Kuota 59′ dhe ilegalisht kalojnë në kalime të cilët nuk janë të shënuar. Kjo do të nënkuptojë ndërmarrje të masave të posaçme nga ana e ARM­-së me qëllim që të orientohen ata persona të cilët evitojnë që të regjistrohen. Meqë evitojnë të regjistrohen kjo jep dyshim themelor se bëhet fjalë për persona, të cilët gjithsesi se, nuk kanë qëllime të mira”, deklaroi presidenti Ivanov.

Sulmet terroriste në Paris, sipas presidentit maqedonas do të reflektojnë edhe në krizën e refugjatëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button