Ja momenti kur policia franceze përplaset me terroristët në teatrin “Bataclan”

Mediat në Francë kanë publikuar një video shokuese të momentit kur Policia franceze i afrohet sallës së koncerteve “Bataclan” në Paris gjatë, sulmeve terroriste të së premtes.

Videoja tregon se Policia u prit me armë zjarri dhe të shtëna dhe se ishte e detyruar që t’ua kthente zjarrin terroristëve të ISIS-it që gjendeshin brenda në teatër.

Shkëmbimet e zjarrit mes Policisë dhe terroristëve vazhduan për disa minuta, derisa sa u arrit që të vriteshin dy prej agresorëve, ndërsa i treti vrau veten.

Në sulmin brenda teksa perfomonte muzikë live grupi amerikan “The Eagles of Death Metal”, mbetën të vrarë 91 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button