De Maiziere: Mos e lidhni sulmin në Paris me krizën e emigrantëve

Ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Thomas de Maiziere, bëri thirrje të shtunën që të përmbahen nga vendosja e ndonjë “lidhje të nxituar” ndërmjet sulmeve terroriste të Parisit dhe krizës së emigrimit në Evropë.

“Unë e shoh të nxituar një person që krijon lidhje me debatin mbi refugjatët dhe sulmet në Francë”, ka thënë ai në një konferencë për shtyp. Gjermania është një nga vendet kryesore pritëse të fluksit të emigrantëve në Evropë.

Këto deklaratë erdhi pasi qeveria konservatore në Poloni tha këtë të shtunë se vendi nuk do të bjerë dakord me marrëveshjet evropiane për zhvendosjen e emigrantëve, për shkak të sulmeve të Parisit.

Gjermania do të mirëpresë gati një milion azilkërkues në vitin 2015 pas hapi dyert për refugjatët. Berlini ka hapur kufijtë deri në shkurt për të rregulluar fluksin e emigrantëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button