Ndërron jetë Warren Mitchell

Ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare aktori Warren Mitchell, këtë e ka bërë të ditur sot zëdhënsja e tij.

Komediani i cili ishte më i famshëm për rolin e tij si Alf Garnett në BBC “Till Death Us Do Part”, ka vdekur në mëngjesin e sotëm, transmeton Klan Kosova.

Nipi i madh i aktorit, Jerry Barnett, ka zbuluar lajmin në Twitter, duke shkruar: “Xhaxhai im i madh Warren Mitchell ka vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm”.

Një zëdhënëse e ka konfirmuar lajmin me një deklaratë nga familja, duke thënë: “Fatkeqësisht ne mund të konfirmojmë se Warren Mitchell vdiq në orët e para të 14 nëntorit i rrethuar nga familja e tij”.

“Ai ishte me shëndet të dobët për disa kohë”.

Warren-Mitchell (1)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button