Investime të reja në Ohër por jo edhe në Strugë

Në portin e vogël të Ohrit do të ndërtohet varka e hapur për vizitorët, e shoqëruar  me restorante dhe plazh, njofton Kanal 5.

Gjithashtu u njoftua se vitin e ardhshëm do të fillojë ndërtimi i garazhit njëkatësh.

“Në Teatrin e Ohër do të vendosen edhe gjëra të tjera, ku njëkohësisht do të jetë edhe shtëpi e kulturës, do të ketë edhe salla për kinema, bibliotekë dhe hapësirë për ekspozita.” – tha kryeministri Gruevski.

Me 1 milion euro do të zgjerohet dhe do të zbukurohet shëtitorja e Liqenit të Ohrit kurse në vend të “urës së vjetër të dëshirave” do të ketë rrugë për këmbësorë përskaj liqenit deri të Shën Jovan Kaneo.

Këto ditë ka filluar edhe ndërtimi i pishinës së mbyllur kurse pritet të fillojë edhe ndërtimi i tregut të gjelbër të mbyllur dhe stacionit të autobusëve.

Dje, kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela, u ankua se Struga dhe Ohri nuk trajtohen njësoj nga pushteti sa i takon investimeve në këto dy qytete.

Lexo LR – PDSH: Struga dhe Ohri nuk trajtohen njësoj nga pushteti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button