MPJ: Shqipëria në krah të Francës në betejën kundër terrorizmit

Shqipëria dënon sulmet terroriste në Paris. Nëpërmjet një deklarate për mediat, ministria e Jashtme shqiptare i bashkohet dhimbjes së popullit francez në këto momente të vështira.

“Qëndrojmë në krah të Francës në betejën kundër terrorizmit dhe kujtdo që cënon vlerat tona të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e MPJ.

Ministria bën të ditur gjithashtu se ambasada shqiptare në Francë është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet franceze. MPJ i bën thirrje shtetasve shqiptarë që ndodhen në Francë, që të zbatojnë me përpikmëri udhëzimet e autoriteteve franceze për menaxhimin e situatës.

Ambasada ka vendosur në dispozicion edhe numrat e emergjencës : +33 625 15 96 69 dhe +33 782 44 77 95
/Top Channel

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button