Pas sulmeve të përgjakshme në Paris, nuk ka të lënduar nga Maqedonia

Deri më tani nuk ka asnjë të lënduar nga Maqedoni në sulmet e përgjakshme të mbrëmjes së djeshme në Paris. Këtë e konfirmojnë për Portalb burime të Ambasadës së Maqedonisë në Paris.

Nga aeroporti i Shkupit, për Telegraf, thonë se sot në 6:42 ka fluturuar një aeroplan për në Paris kurse në 12:45 minuta duhet të fluturojë një aeroplan i kompanisë Vizer.

Portalb publikon mënyrat e kontaktit për të gjithë ata që gjenden atje dhe kanë nevojë për ndihmë:

Adresa: 21, rue Sebastien Mercier 75015,

Telefonat: 331 45 77 10 50,

331 45 77 85 77,

331 45 77 10 73.

e-mail adresa: [email protected]

Aktualisht në Paris, Maqedonia nuk ka ambasador sepse Agron Buxhaku mbaroi mandatin e tij para disa javësh.

Sa i takon flurimeve në Paris, është i mbyllur vetëm aeroporti Orli kurse aeroporti kryesor Sharl De Gol është i hapur por funksionon me masa të rrepta sigurie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button