Meta: Qëndrojmë në krahë të aleatëve në luftën kundër terrorizmit

Kreu i Kuvendit Ilir Meta i ka dërguar mesazh ngushëllimi kryetarëve të parlamentit e senatit francez, Claude Bartolone dhe Gerard Larcher.

“Shqiptarët janë shokuar nga sulmet terroriste në Paris”, shprehet z. Meta duke shprehur vendosmërinë e Shqipërisë për të qëndruar në krahë të aleatëve tanë në luftën e pandalshme kundër terrorizmit.

“Jemi të gjithë përkrah jush në këto momente kritike. Shqipëria pranë Francës për të mbrojtur vlerat universale demokratike që na bashkojnë. Terroristët nuk mund të cënojnë lirinë dhe vlerat e shoqërisë franceze. Solidaritet me popullin mik francez dhe të gjithë qytetarët e Parisit”, shprehet Meta./Top Channel

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button