Nishani: Solidaritet për kapërcimin e situatës tronditëse dhe kritike

Presidenti Bujar Nishani në një mesazh dërguar homologut të tij francez shpreh solidaritetin e shqiptarëve për kapërcimin e kësaj situate tronditëse dhe kritike.

“Aktet e mbrëmshme terroriste në Paris më tronditën pa masë dhe e gjithë mendja e zemra ime janë në këto moment me Ju, me popullin dhe autoritetet franceze. I dënoj me forcën më të madhe këto akte barbare terroriste dhe ektremiste që synojnë të trembin dhe terrorizojnë, jo vetëm Francën dhe francezët, por mbarë botën e qytetëruar dhe demokratike. Ju siguroj për mbështetjen dhe solidaritetin e plotë, timen dhe të popullit shqiptar me autoritetet dhe popullin francez, për kapërcimin sa më shpejt të kësaj situate tronditëse e kritike”, thuhet në mesazhin e presidentit Bujar Nishani./Top Channel

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button