Sulmet në Paris, Obama: Përpjekje e egër për të terrorizuar civilët (VIDEO)

Menjëherë pas sulmeve të cilësuara si terroriste nga mediat franceze, ka reaguar përmes një konference për shtyp nga Shtëpia e Bardhë edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama, njofton Top Channel.

Në fjalimin e tij, Obama u shpreh se “sulmet në Paris janë një përpjekje nga njerëz të egër për të terrorizuar civilë të pafajshëm. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë përherë në krah të Francës në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit dhe do të bëjnë gjithçka mundet për të dërguar terroristët përpara drejtësisë”.

Obama u shpreh se nuk dëshiron të spekulojë në lidhje me autorët e këtyre sulmeve në Paris, por njoftoi se në mënyrë urgjente edhe autoritetet amerikane kanë përshkallëzuar masat e sigurisë kryesisht në mjetet e transportit publik dhe infrastrukturën më të rëndësishme në vend, ashtu sikurse edhe shfaqjet publike, për shkak të ngjarjeve të fundit në Paris.

Një zyrtar amerikan tha se agjencitë amerikane janë duke monitoruar çdo event publik, si dhe ambasaën amerikane në Paris, ndërkohë që edhe Sekretari John Kerry është duke monitoruar situatën mbi identifikimin e mundshëm të ndonjë shtetasi amerikan mes viktimave.

Ndiqni videon nga fjalimin e Obamës këtu.

Lexo: Kaos në Paris; sulm me bombë, mbi 30 të vdekur (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button