Rama: Gazetarët meritojnë respekt nuk cenohet fjala e lirë

Kryeministri Edi Rama kërkoi edhe njëherë ndjesë përballë mediave për keqkuptimin siç e quan ai, se edhe gazetarët do të prekeshin nga kriminalizimi i shpifjes. “Ndjesa ime që e përsëri ta dëgjojë kushdo ndër njerëzit e shtypit se ka plot të tillë që meritojnë respekt: kurrë nuk do të cënohet asgjë për çka ka të bëjë me fushën e lirisë së tyre”, – theksoi kreu i qeverisë.

Pas takimit të gjatë që mbajti në vilën qeveritare me aleatin Meta dhe me njësinë e koordinimit të koalicionit, Rama zgjodhi të mos largohet pa dhënë prononcim siç ka bërë pas takimeve të tjera, por qëndroi para gazetarëve për të sqaruar fillimisht draftin e qeverisë për ta konsideruar vepër penale të dënueshme nga gjobë deri në tre vjet shpifjen ndaj zyrtarëve të lartë. Shefi i mazhorancës tha edhe një herë se gjoba ose burgosja janë vetëm për politikanët – të zgjedhurit nga vota e popullit – që shpifin ndaj funksionarëve të shteti.

“Shpifësve të shqetësuar nga debati i hapur lidhur me propozimin e qeverisë si dhe me konkluzionin e gabuar që qeveria është tërhequr nga propozimi. Për asnjë çast asnjëherë dhe kjo është e verifikueshme lehtësisht nga prononcimet e mia të bëra më parë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë një nismë për të cënuar qoftë dhe në formën e një nisme ligjore lirinë e plotë të fituar të shtypit në vite të tëra betejash dhe përpjekje, nisma ka lidhje vetëm për:” ata që paguhen nga taksat e popullit shqiptar si të zgjedhur ose si funksionarë të lartë nuk mund të përdorin votat e popullit dhe funksionet që burojnë nga vota e popullit për të shpifur. Ndjesa ime që e përsëri ta dëgjojë kushdo ndër njerëzit e shtypit se ka plot të tillë që meritojnë respekt: kurrë nuk do të cënohet asgjë për çka ka të bëjë me fushën e lirisë së tyre. Sa i përket shpifësve që marrin flamurin e lirisë së shtypit dhe flasin në emër të kësaj lirie le të bëjnë atë që janë mësuar të bëjnë”, tha Rama.

Këto deklarata Rama i dha ndërsa ndodhej para gazetareve të të gjithë mediumeve në Tiranë të cilët prisnin me interes të mësonin për takimin me dyer të mbyllura mes dy aleateve në qeverisje.

Kjo foto e sjelle nga Shqiptarja.com dëshmon me se mirë rendësin e takimit por edhe te deklaratës qe kryeministri dha për lirinë e shprehjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button