Manjolë vjeshte

Po vi te ti ta shuaj mallin

Vjeshtën e lodhur, përjetësisht

Nga shiu që ty ta lag flokun,

Shpirti mu lag, butësisht!

Dhe gjethet e rrezuara nga vjeshta, vdesin

Mendimi për ty, kur mbi to, habitshëm bie

Çdo heshtje, zë flet e gjallërohet

Mbi hijen tënde, kur përplaset hija ime!

Pastaj qielli gri, zë kaltërsohet,

Kaltërsohet dhe pranvera ime me të bashkë

Ti mjafton të flasësh nga fundi i shpirtit

Nga burimi i syve kristal!

Atëherë akrepat mos i prit të puthen

Se do të shkrihet bota në buzëqeshjen tënde

As nata, as dita, pse nuk erdhën?, mos thuaj

Se unë do të vi t’ua zë vendin ëndrrave,

Dhe natyra e plogësht e vjeshtës, do të ngjyroset

S’do ketë pse, të mos lëshojë erë të njomë manjole

Dhe ta kuptojnë të gjithë se është gënjeshtër,

Kush thotë se, “veç në pranverë dashurohet!”.

Suad Bajrami

Foto: afremov.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button