Berisha: Politikanit kur i vjen ngordhja, shkon burgos fjalën e lirë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për projekt-ligjin e kriminalizimit të shpifjes. Gjatë fjalës në Kuvend, Berisha tha se “Edi Rama solli ligjin për kriminalizimin e shpifjes, ligj të cilin bashkërisht e hodhëm poshtë”.

“Por ky ligj i duhet kreut të ‘Meduzës’, se duhet të mbrojë veten nga akuzat për vjedhjet monstruoze që bën. Se duhet të shtijë në dore pasurinë publike të shqiptarëve”,- theksoi Berisha gjatë fjalës së tij.

“Edi Rama është bërë si Asadi. Nuk po i largon shqiptarët me bomba, por i largon me arrestime, me hekura, me burg. Është një fjalë popullore që thotë, pak banale, por unë do e them: Qenit kur i vjen ngordhja shkon bën shurrën në derë të xhamisë. Edhe politikanit kur i vjen ngordhja, shkon burgos fjalën e lirë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button