Orban kundër idesë që BE të ndihmojë Turqinë në krizën e refugjatëve

Kryeministri hungarez Viktor Orban është kundër idesë që Bashkimi Evropian (BE) me tre miliardë euro të ndihmojë Republikën e Turqisë, e cila ka strehuar më shumë se dy milionë refugjatë dhe është një nga rrugët kryesore të refugjatëve që vijnë në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).

Orban po merr pjesë në samitin evropiano-afrikan për krizën e refugjatëve që po mbahet në kryeqytetin e Maltës, Valleta, kurse televizioni hungarez M1 komentoi mbi krizën aktuale të refugjatëve dhe planet e liderëve të BE-së në këtë kontekst.

“Mendoj se ideja që Turqia të ndihmohet me tre miliardë euro aspak nuk është e mirë. Këto para mund ti jepen Bullgarisë dhe Maqedonisë për menaxhim më të mirë të kufirit, nëse grekët nuk tregojnë vullnet për të vendosur kontroll më cilësorë në kufirin e saj jugor”, tha Orban.

Kreu i qeverisë hungareze në takimin në Maltë tha se Turqia duhet qartë të tregon se çfarë dëshiron në situatën aktuale.

“Qëndrimi i Hungarisë është që Bashkimi Evropian nuk duhet gjatë negociatave me Turqinë, të thekson se Turqia është shpëtimtari në këtë situatë. BE-ja së pari duhet të vendos linjën e saj të mbrojtjes. Ne duhet të jemi në gjendje që të mbrohemi edhe pa turqit. Kur të tregojmë këtë, atëherë do të jetë më lehtë që të negociojmë me Turqinë”, tha Orban.

Duke theksuar se vendosja e kontrollit mbi kufirin jugor grek është kyçe në ndalimin e refugjatëve në Evropë, Orban njoftoi se anëtarët e Grupit të Vishegradit (Hungaria, Polonia, Sllovakia dhe Republika Çeke) së shpejti do të dërgojnë në Greqi më shumë se 300 policë dhe zyrtarë kufitarë.

“Anëtarët e Grupit të Vishegradit do të takohen në dhjetor në Pragë. Në takim do të merr pjesë edhe presidentja e Koresë së Jugut. Këtu do të diskutojmë rreth krizës së refugjatëve dhe planit për krijimin e një fondi të përbashkët për të ndaluar valën e refugjatëve në Evropë. Do të ketë diskutime edhe rreth propozimit britanik për reforma në Bashkimin Evropian”, tha Orban.

Ndryshe, Hungaria ishte anëtari i parë i BE-së që kishte mbyllur kufirin e saj me Serbinë dhe Kroacinë, për të parandaluar fluksin e refugjatëve. Kurse Turqia ka strehuar më shumë se dy milionë refugjatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button