Visar Rexhepi dhe Xhoana Bejko do të përfaqësojnë Shqipërinë në Turkvizion

Këngëtari Visar Rexhepi, pas paraqitjes në festivale si “Vera e Ohrit” dhe “Suncane Skale”, do të marrë pjesë edhe në festivalin “Türkvizyon Song Contest 2015” në një bashkëpunim me Xhoana Bejko.

Festivali do të mbahet në mesin e muajit dhjetor në Stamboll të Turqisë kurse Visar Rexhepi dhe Xhoana Bejko, në duet do të përfaqësojnë Shqipërinë me këngën e titulluar “Adi Hasret”.

Të gjitha shtetet pjesëmarrëse dhe përfaqësuesit e tyre interpretojnë këngë në gjuhën turke dhe kështu do të jetë edhe me përfaqësuesit e Shqipërisë.

Sipas organizatorëve të festivalit, pritet që të ketë 30 konkurrent nga shtete të ndryshme të Evropës, si Gjermani, Azerbajxhan, Rumani, Iran, Irak, Kazakistan, Ukrainë, Uzbekistan, Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia, Hungaria, Kosova, Turqia dhe shumë shtete të tjera.

Nata gjysmëfinale do të mbahet me 17 dhjetor, ndërsa ajo finale me 19 dhjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button