Presidentja ka marrë anë në debatin për Asociacionin

Juristët kanë vërejtur se presidentja Atifete Jahjaga ka marrë anë në debatin për Marrëveshjen e Parimeve për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Ajo shihet në anën e opozitës dhe ekspertëve, të cilët e kualifikojnë antikushtetuese marrëveshjen, shkruan sot Koha Ditore.

Një ditë më parë, Kushtetuesja ka aprovuar kërkesën e kreut të shtetit për të suspenduar implementimin e çfarëdo veprimi që rrjedh nga marrëveshja. Deri të martën e kishte mbajtur të fshehtë përmbajtjen e kërkesës.

Por, Gjykata ka cituar pjesë të saj, duke e përfshirë termin “entitet juridik” me të cilin i është referuar Asociacionit, dhe gjykimin se marrëveshja e fundit me Serbinë prodhon efekte juridike në rendin Kushtetues të Kosovës.

Fisnik Korenica, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka rikujtuar se kreu i shtetit referon çështje në Kushtetuese vetëm kur ato në vlerësimin e saj janë kundërkushtetuese – dhe për të cilat ajo nuk gëzon instrumente për anulimin e tyre – ose kur ngrenë dilema serioze mbi karakterin kushtetues të tyre.

Referimi i Parimeve të Asociacionit në Gjykatë, sipas tij, përbën fakt në vetvete që dëshmon se Presidentja i ka vlerësuar

Parimet e tilla në kufijtë e shkeljes së Kushtetutës ose të tilla që ngrenë dilema serioze mbi kushtetutshmërinë e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button