Është shkelur një këmbësor në Çair të Shkupit

Një person në mëngjes e ka humbur jetën pasi që e ka goditur një “Opel Astra”, kumtoi policia. Fatkeqësia ka ndodhur në Çair, në orën 6:50 minuta, në rrugën “Qelam Sejfulla” në afërsi të udhëkryqit të rrugëve “Vukovar” dhe “Krste Arsenov”.

Automjeti ka qenë me targa të Shkupit, ndërsa e ka drejtuar një qytetar i Shkupit, përderisa këmbësori i lindur në vitin 1948, është nga Velesi.

Pas aksidentit këmbësori është dërguar me automjetin e Ndihmës së shpejtë në Qendrën urgjente ku për pak kohë i është nënshtruar lëndimeve.

Në 24 orëshin e fundit në rajonin e qytetit të Shkupit kanë ndodhur edhe 14 aksidente prej të cilave katër kanë përfunduar me lëndime më të lehta trupore tek tre shoferë, dy bashkudhëtarë dhe një ngasës i mopedit, përderisa nëntë janë me dëme materiale të shkaktuara.

Reparti për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor sot do të mbajë ligjëratë për komunikacionin me fillim në orën 19 në hapësirat e Stacionit policor nga kompetenca e përgjithshme Gazi Babë në të cilën do të marrin pjesë qytetarë pjesëmarrës në komunikacion të cilët kanë bërë shkelje në baza të ndryshme në cilësi të këmbësorëve, ndërsa Reparti për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup do të mbajë punëtori edukative në Shkollën fillore qendrore “Krume Kepeski” dhe në SHF “Kirill Pejçinoviq” të cilat gjenden në rajonin e komunës Kisella Vodë.

Në orën 18 dhe 19 sërish, policia rrugore do të ndërmarrë masa adekuate për shkak të garave sportive në Arenën kombëtare “Filip Vtori Makedonski” dhe në QS “Jane Sandanski”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button