Lëvizja Besa: Muzeu i VMRO-së meriton të quhet Ali Ahmeti

Pas disa emërtimeve të objekteve të projektit “Skopje 2014”, të rinjtë e Lëvizjes BESA sot organizuan aksion rasti i cili u mbajt sot, pranë Muzeut të VMRO-së, raporton Portalb.

Ata mes tjerash ironizuan me figurën e liderit të BDI-së Ali Ahmeti, duke thënë që po të ishin korrekt të VMRO-DPMNE-së, atij do t’ia bënin një figurë nga dylli në këtë muze dhe do ta vendosnin prapë figurave më të famshme të VMRO-së.

“Ne të rinjtë e Lëvizjes Besa, jemi organizuar që komfor mundësisë që e lejon 20%-shi i Marrëveshjes së shkelur të Ohrit, të propozojmë edhe ne emra për objektet e këtij shteti dhe duke kërkuar objektin më të rëndësishëm të këtij objekti si dhe duke kërkuar emrin më emblematik shqiptar që i shkon atij, arritëm në konstatim se objekti më meritor qe duhet të ketë emër shqiptar është pikërisht muzeu i VMRO-së në Shkup, ndërsa emri që më së miri i shkon këtij objekti është ai që e ka ndihmuar më së shumti gjatë kësaj kohe fuqizimin e VMRO-së dhe në përgjithësi VMRO-izimim e Shkupit. Ky është komandanti legjendar Ali Ahmeti. Po të ishin korrekt këta të VMRO-së, Ali Ahmetit do të ja bënin edhe një figurë nga dylli në këtë muze dhe do ta vendosnin prapë figurave më të famshme të VMRO-së”, raporton Portalb.

Pas deklaratës, ngjiten posterin në murin e muzeut”, thonë nga rinia e Lëvizjes Besa.

12233186_935673319836488_75262214_n (1)

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button