Sy smerald!

Më shpejtë se gjaku, më lirë se fryma,

Në qenien time ti lëvizë,

Dhe nuk ka send që e mbaj brenda

Të mos e prekë emri yt!

A të mos i këndojë, e buzëqeshur,

Varg të bukur ledhatar,

Strofë ëndrre, thellë nga zemra,

Thellë nga sharmi lozonjar!

E nga sytë e tu smerald

Të blerojë e tërë pranvera

Dhe nga drita e fytyrës sate,

Të shkëlqej dhe hëna e ndezur.

A të sjellë një gjumë të këndshëm

Një ëndërr të bukur, në lulnajë

A një ndjenjë që nuk e sqaron

Asnjë zhurmë e asnjë fjalë.

Veçse hidhet duke e kërkuar

Në det të hapur, si zog i lirë

Dhe se gjen një si ajo

Që e bën të qesh më mirë.

Pastaj gjumi e zë prapë

Gjersa mëngjesi e trazon

Dhe vrap e vrap, ku je?, e thirr

E thirr për mbrëmjen t’i tregojë,

Se si ajo, e kishte marrë

Në ëndërr të thellë, kishte fluturuar

Dhe në një kopsht të stolisur

Të lodhur, të lumtur, ishin lëshuar

Se s’kishte vend bota, që ta zë

Atë ndjenjë të përflaktë

Se veç ëndrra di ta bëj

Atë që se s’ta them unë me fjalë!

Suad Bajrami

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button